Granit Xhaka “rrit” ekonominë e Leverkusen, fanella e tij më e shitura në klub

schedule20:37 - 14 Tetor, 2023

schedule 20:37 - 14 Tetor, 2023

Asnjë fanellë e Leverkusenit nuk është shitur më shumë se ajo e Granit Xhakës.

Xhaka e ka filluar në mënyrën më të mirë jetën e re në Gjermani.
Një vështrim në shifrat e shitjeve të fanellave të Leverkusen tani tregon se kapiteni i Zvicrës po bëhet lojtari i preferuari i tifozëve.

Një listë e “ZDF Sportstudio” ka renditur se cila fanellë e secilit ekip të Bundesligës është shitur më shumë deri tani. Te Leverkuseni, fanella e Granit Xhakës me numrin 34 është më e shitura.

Kjo do të thotë se fanella e Xhakës është më popullore se ajo e sulmuesit Victor Boniface, mega nënshkrimi tjetër i Bayer Leverkusen, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e para.

Ndërsa, te skuadrat e tjera fanella e Harry Kane është më e shitura, te Bayerni, Xavi Simons është shumë i popullarizuar në RB Leipzig, kurse bluza e Leonardo Bonucci tek Union Berlin është më e kërkuara.

Vetëm te Borussia Dortmund në krye është një fytyrë e njohur, Marco Reus./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!