Granada thyen rregullat, klubi i Uzunit përjashtohet nga Kupa e Mbretit

schedule18:25 - 7 Nëntor, 2023

schedule 18:25 - 7 Nëntor, 2023

Granada është përjashtuar nga Kupa e Mbretit pas aktivizimit të portierit Adrian Lopez, i cili nuk ishte i federuar.

Granada fitoi me rezultatin 0-3 në transfertën e Arosa-s të enjten e kaluar në Kupën e Mbretit, megjithatë klubi ku luan sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u përjashtua nga Federata Spanjolle e Futbollit, pasi theu rregullat.
Pas vendimit të federatës spanjolle, Arosa mori fitoren 3-0 në tavolinë dhe kaloi në raundin tjetër të Kupës së Mbretit, ndërsa Granada e mbylli rrugëtimin./ h.ll/abcnews.al