Grafiku: 10 qytetet më të kushtueshme për të punuar jashtë vendit

schedule12:46 - 9 Gusht, 2021

schedule 12:46 - 9 Gusht, 2021

Ashgabat në Turkmenistan është qyteti më i shtrenjtë në planet për punonjësit e huaj, sipas një raporti nga Mercer.

Ky i fundit renditi 209 qytete në kostot krahasuese të shpenzimeve duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin dhe argëtimin me New York City të përdorur si krahasim bazë. Kryeqyteti i Turkmenistanit erdhi i pari si rezultat i krizës së vazhdueshme financiare të vendit e cila ka rezultuar në mungesa të ushqimit dhe hiperinflacionit që kanë çuar në një rritje të dukshme të kostos së jetesës.

Ashgabat është një përjashtim i rrallë në top-10 të dominuar nga disa nga qendrat më të njohura të biznesit dhe financave në botë.

Hong Kongu është në vendin e dytë me qytetet e mirënjohura për çmimet e tyre të larta si Cyrihu dhe Gjeneva gjithashtu të pranishme në listë.

Bejruti në Liban është një tjetër anomali në vendin e tretë dhe çmimet e larta të tij janë lidhur me depresionin e vazhdueshëm ekonomik të vendit, i cili u përkeqësua nga shpërthimi shkatërrues në portin e tij gushtin e kaluar./abcnews.al