Grabitja transmetohet live në televizion, pamjet bëjnë xhiron e botës

schedule01:36 - 19 Gusht, 2022

schedule 01:36 - 19 Gusht, 2022

Në televizionin publik spanjoll është transmetuar rastësisht një grabitje në plazhin e Barcelonës.

Teksa një pushues ishte duke dhënë një prononcim, kamera ka fiksuar momentin kur një person rrëmben papritur çantën e një pushueseje pa e vënë re se ishte në kuadratin e kameras.

Vetëm pak minuta më vonë, transmetimi i drejtpërdrejtë fikson momentet kur poseduesja e çantës dhe familjarët e saj konstatojnë grabitjen.

Ndërkaq, pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit. /abcnews.al