Grabitja në Rinas, gruaja e Muratajt: Aleksandri i pafajshëm, e tha prokurori, Apeli mos zvarrisë

schedule17:59 - 24 Shkurt, 2021

schedule 17:59 - 24 Shkurt, 2021

Nga Ermal Vija

Bashkëshortja e Aleksander Muratajt, i dënuar për grabitjen e blindave në rrugën Rinasit, kërkon që ai të shpallet i pafajshëm. “I bëj thirrje gjykatës së apelit që të mbyllë sa më shpejt gjyqin për burrin tim, sepse prej dy vitesh ai po mbahet padrejtësisht në burg……” tha Eda Lleshi.

Eda Lleshi thotë se nëse nuk bëhet drejtësi, do të vetëflijohet. “Nëse nuk bëhet drejtësi unë do të vetëflijohem. Kam kërkuar të më sqarojë edhe ministrja Etilda Gjonaj, por më ka thënë që institucionet janë të pavarura … Edhe pse në sallën e gjyqit prokurori Ened Nakuçi ka pranuar që burri im nuk ka lidhje me grabitjen ka kërkuar dënimin e tij me 24 vite burg”.

Lexo edhe: Grabitja në Rinas, gruaja e Muratajt kërcënon me vetëflijim: I shkova Ramës në shtëpi

Prej më shumë se dy vitesh gjykata e apelit ka dështuar për të zhvilluar procesin në ngarkim të 9 të pandehurve të dënuar nga shkalla e parë më 105 vite burg në total.  Sipas avokatit të Aleksandër Muratajt deri tani, janë shtyrë më shumë 100 seanca. Shkak sipas Arben Prengës, është mungesa e avokatëve.

Aleksandër Murataj në bashkëpunim me 8 persona të tjerë akuzohen për 3 grabitje në rrugën e Rinasit rreth 7 mln euro. Ai është vëllai i Admir Muratajt që mbeti i vrarë nga shkëmbi i zjarrit me policinë në prill të 2019-tës pas grabitjes së 4.6 mln eurove në pistën e Rinasit.

Vendimi i shkallës së parë

Dash Kupa  18 vite

Ernest Kupa  17 vite e 4 muaj

Neim Avdylaj me 17 vite e 4 muaj

Fatjon Xhyliu me 14 vite

Dritan Sinani me 13 vite e 4 muaj

Aleksandër Murataj me 12 vite e 8 muaj

Ditjon Memlika  5 vite e 8 muaj

Admir Çerpja me 5 vite e 8 muaj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!