Grabitja në Rinas, Alkond Bengasi tërhiqet nga bashkëpunimi me drejtësinë

schedule15:54 - 7 Janar, 2021

schedule 15:54 - 7 Janar, 2021

Alkond Bengasi tërhiqet nga bashkëpunimi me drejtësinë. I penduari i dosjes penale ndaj 8 të akuzuarve për grabitjen e 9 prillit të vitit 2019 në Rinas mohon deklarimet e dhëna.

Mësohet se ai përmes një shkrese ka informuar gjykatën dhe prokurorinë , ku pretendon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe me akuzat.

Kujtojmë se Bengasi dëshmoi para grupit hetimor se pranoi të modifikonte fugonët me të cilët u krye grabitje për arsye ekonomike.

Kujtojme se Bengasi pranoi të flasë për grupin hetimor duke dhënë detaje të rëndësishme lidhur me planin Admir Murataj dhe Klemet Çalës për grabitjen e 9 prillit të ndodhur në Rinas.

Alkond Bengasi

34-vjeçari dëshmoi sesi ai u takua me të ndjerin Murataj te Shkëmbi i Kavajës, ndërsa iniciator ishin vëllezërit që janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.

Lexo edhe: Kush janë “Daja” e “Tani”? I penduari Bengasi tregon detaje

Sipas Bengasit i cili mori edhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë ai u përfshi në atë ngjarje vetëm për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike që ndodhej.

“Duke qenë se unë punoja në një servis, ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë, ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova, sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të tre tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj, i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e thërrisnin “Daja” ndërsa tjetrin “Tani”. Pasi hëngrëm drekë, morëm furgonat ‘Chevrolet’, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”.

Policia arriti të identifikonte Alkond Bengasin pasi në furgonin me mbishkrimin  “Hetimi Tatimor” janë gjetur në pjesën e brendshme, shenjat e gishtave të tij.

/abcnews.al/