Grabitja në Krujë, biznesmeni: 10 persona më prenë gishtin dhe morën 100 mijë euro

schedule12:00 - 24 Tetor, 2021

schedule 12:00 - 24 Tetor, 2021

Nazmi Çangu, biznesmeni nga Nikla i cili ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm ka deklaruar se 10 persona të maskuar e kanë lidhur dhe i kanë prerë gishtin.

Pasi Çangu ka rënë pa ndjenja, grabitësit kanë marrë nga banesa 8 mijë euro dhe çdo gjë tjetër që ka qenë në kasafortë, përfshirë edhe flori. Vlera totale e sendeve dhe parave që kanë marrë nga banesa përllogaritet deri në 100 mijë euro.  Çangu ka mundur të dallojë që njëri nga grabitësit ka qenë i veshur me uniformë policie.

Ai është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çangu ka një biznes në fushën e mobilerisë në Krujë. Sipas gazetarit të ABC në Krujë Ahmet Zani, Çangu nuk njihet si problematik në zonë dhe nuk ka pasur konflikte në të shkuarën. m.v/Abcnews.al