Grabitja e kambistit në Tiranë, ndalohen 3 bashkëpunëtorët

schedule16:47 - 30 Mars, 2019

schedule 16:47 - 30 Mars, 2019

Një ditë pas grabitjes së ndodhur në rrugën e “Barrikadave”, ku një kambist u sulmua, u plagos dhe iu morën 60 mijë dollarë, Policia e Tiranës arrestoi tre bashkëpunëtorë në këtë krim. Përveç personit të vënë në pranga dje në flagrancë falë ndërhyrjes në momentin e ngjarjes së një polici rrugor, blutë e Tiranës arrestuan Elvis Berishën 37 vjeç, Xhoni Didon 23 vjeç të dy të dënuar më parë për vjedhje, si dhe Blenard Hoxhën 27 vjeç.  Tre personat u vunë në pranga në kuadër të një operacionit të koduar “Valuta”. Mëngjesin e djeshëm  persona të maskuar grabitën kambisti Agron Shima, i cili mbeti i plagosur nga goditjet me leva dhe thikë. policia sekuestroi edhe disa sende të përdorura prej tyre gjatë vjedhjeve. Të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në një grabitje të ndodhur në janar të këtij vitit në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!