Një vjedhje me vlerë prej 1 milion eurosh ka ndodhur në vilën e një biznesmeni në Selanik. Analistët e Sigurisë në Greqi, po përpiqen të krijojnë profilin e “fantazmave”, për të zgjidhur misterin e vjedhjes së bujshme, të cilët një natë më parë hynë me dhunë në vilën e një biznesmeni në Panorama, të Selanikut dhe morën një milion euro, 200 paund ar dhe bizhuteri, raporton protothema.
Biznesmeni, cili arriti të krijojë një nga industritë më të mëdha në fushën e plastikës kishte shkuar me pushime me familjen e tij. Hajdutët ishin të informuar për çdo gjë në lidhje me aktivitetet e biznesmenit.
Ata janë profesionistë të cilët jo vetëm që dinin çdo lëvizje të tij por gjithashtu kishin njohuri dhe në hapjen e kasafortave. Ata arritën të zbulonin vjedhjen përmes një sistemi me censorë dhe kamera lëvizëse. Por kur biznesmeni njoftoi policinë, ata ishin larguar.
Laboratorët do të analizojnë të gjitha videot e marra nga kamerat e sigurisë. Në të njëjtën kohë, policia po kërkon pamje edhe nga kamerat e rrugës apo edhe të shtëpive përreth në mënyrë që të zbuloj rrugën që kanë ndjekur hajdutët për t’u larguar./s.b.abcnews.al