Identifikohen autorët e dyshuar për grabitjen e një argjendarie, që ndodhi pasditen e djeshme në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se personi i cili dyshohet si organizator është Armando Mevlani, ish-burri i njërës prej shitëseve në këtë dyqan, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
ABC mëson se Mevlani vetë nuk ka qenë brenda në dyqan në momentin e grabitjes, por ka shërbyer si organizator, duke qenë se kishte informacione për dyqanin.
Persona të armatosur me kallash hynë gjatë ditës së djeshme brenda në argjendari, ku dyshohet se kanë marrë një sasi të madhe sendesh me vlerë, që kanë qenë në banak.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia po punon për kapjen e autorëve, ndërsa nuk ka ende një bilanc të qartë për vlerën e sendeve të vjedhura./mv.abcnews.al