Policia e Elbasanit ka arrestuar një hajdut, i cili ditën e shtunë nën kërcënimin e armës grabiti një supermarket.
I arrestuari është Florenc Hida 35 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në lagjen “28 Nentori”.
Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se autori i grabitjes, i divorcuar, ishte dënuar edhe për parë për vjedhje me dhunë.
Gjatë kontrollit 35-vjeçarit iu sekuestrua pistoleta që përdori për grabitjen./ db/ Abcnews.al