Grabiti shtëpitë e yjeve grekë dhe u arratis nga burgu, kush është i “tmerrshmi” Andi Rexhepi

schedule10:03 - 19 Maj, 2020

schedule 10:03 - 19 Maj, 2020

Policia arrestoi sot Andi Rexhepin, i njohur ndryshe edhe si Andi Paturri, i cili dyshohet se ka marrë pjesë ose organizuar të paktën 15 grabitje bankomatesh, argjendarish dhe pikave të karburanteve.

Paturri ishte organizatori i një bande që dyshohet se ka bërë “kërdinë” me bankomatet në zonën mes Vorës, Fushë Krujës dhe Krujës gjatë muajve të fundit.

Foto e Andi Rexhepit kur u arrestua ne Greqi

I riu, i njohur edhe me nofkën “Paturri”, është një emër jo pak i njohur për autoritetet shqiptare dhe ato të huaja. Në Nëntor të vitit të kaluar, ai u arrestua nga policia në Krujë bashkë me disa persona të tjerë, si autorë të grabitjes së Postës në këtë qark. Por, një vendim i Gjykatës së këtij rrethi e la atë sërisht të lirë për mungesë provash.

Andi Rexhepi ose Paturri ka qenë i dënuar në Greqi për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm në Greqi. Po ashtu sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.
Në shtetin grek ai akuzohej për disa vepra të rënda penale, si vrasje së mbetur në tentativë, organizatë kriminale, zjarrvënie, grabitje me dhunë, armëmbajte pa leje dhe shkelje e paligjshme e kufirit.

Kush është Andi Rexhepi?

Andi Rexhepi ose Paturri, ka qenë i dënuar në Greqi, për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm si Nikos Vertis apo Toni Mavridis. Po ashtu, sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.

Më tej, po sipas autoriteteve greke, ai akuzohet se ka aksidentuar për vdekje nëjë person në Shqipëri.

Në shtetin grek, Andi Rexhepin (Poturri) ishte akuzuar për vepra të rënda penale, si ajo e vrasjes së mbetur në tentativë, organizatë kriminale, zjarrvënie, grabitje me dhunë, armëmbajte pa leje dhe shkelje e paligjshme e kufirit.

Gjithsesi operacioni nga autoritetet shqiptare, për ngjarjen në Krujë, është në vijim e siper, dhe pritet që të ketë zhvillime të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!