Grabiti 44 miliardë dollarë në një bankë, miliarderja vietnameze dënohet me vdekje për mashtrim

schedule11:15 - 11 Prill, 2024

schedule 11:15 - 11 Prill, 2024

Ky ishte gjyqi më i madh i mbajtur ndonjëherë në Vietnam, për një nga mashtrimet më të mëdha bankare që bota ka parë ndonjëherë. Një 67-vjeçare është akuzuar për grabitjen e një prej bankave më të mëdha të Vietnamit gjatë një periudhe 11-vjeçare.

Shifrat janë marramendëse. Truong My Lan është akuzuar për marrjen e 44 miliardë dollarëve në kredi nga Banka Tregtare Saigon. Sipas autoriteteve, 2700 persona janë thirrur për të dëshmuar, dhe në të janë të përfshirë 10 prokurorë të shtetit dhe rreth 200 avokatë.

Truong My Lan vjen nga një familje kino-vietnameze në qytetin Ho Chi Minh, dikur Saigon. Ajo ka qenë prej kohësh motori i ekonomisë vietnameze.

Ajo filloi si shitëse tezge në treg, duke shitur produkte kozmetike me nënën e saj, por filloi të blinte toka dhe prona pasi Partia Komuniste nisi një periudhë reformash ekonomike, të njohur si Doi Moi, në vitin 1986.

Në vitet 1990, ajo zotëronte hotele dhe restorante. Ajo akuzohet gjithashtu se ka dhënë ryshfet për të siguruar që kreditë e saj nuk do të shqyrtoheshin kurrë.

Një nga të akuzuarit përkrah saj është një ish-kryeinspektor në bankën qendrore, i cili përballet me një burg të përjetshëm për marrjen e ryshfetit prej 5 milionë dollarësh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!