Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitet pika e karburantit në Fushë-Krujë, tre kushërinjtë e armatosur marrin paratë, dy në pranga

schedule10:54 - 12 Prill, 2021

schedule 10:54 - 12 Prill, 2021

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në një pikë karburanti në Fushë-Krujë në vendin e quajtur Ura e Gjolës, Arrameras. Tre persona kushërinj me njëri tjetrin janë futur në pikën e karburantit të maskuar, kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy prej tyre ndërkohë që vijon puna për kapjen e personit të tretë. Në pranga janë vënë Skënder Çangu dhe  Zenun Çangu, kushërinj me njëri tjetrin. Gjatë aksionit të koduar  “Gjola”, policia sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë grabitjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Në kuadër të operacionit “Gjola” janë arrestuar shtetasit Skënder Çangu dhe  Zenun Çangu. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjola”. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me armë në një pikë karburanti në Krujë. Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë, mjeti dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes.

Në orët e para të mëngjesit, tek Ura e Gjolës, Arrameras, Fushë Krujë, persona të maskuar dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri kanë marrë një sasi vlere monetare në një pikë karburanti dhe janë larguar. Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesionale operative dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, u bë i mundur sigurimi i informacioneve dhe provave, të cilat kanë çuar në zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Bazuar mbi provat e siguruara, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Gjola”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: S.Ç., 30 vjeç, banues në Nikël, Krujë, Z. Ç., 17 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 17 vjeç, banues në Fshatin Verjon, Krujë (kushërinj me njëri-tjetrin).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje“, njofton policia./mv.abcnews.al

Arma, makina dhe veshjet e përdorura nga grabitësit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!