Një tregtar dhe bashkëshortja e tij janë sulmuar nga dy grabitës mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt. Nga informacionet e siguruara nga burime policore mësohet se dy autorët kanë goditur me tytën e pistoletës burrë e grua dhe u kanë marrë paratë që kishin në biznesin e tyre.
Aktualisht 70-vjeçari Mustafa Mustafai po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe nuk ka rrezik për jetën. Kurse gruaja e tij është larguar për në shtëpi. Burime të ABC News bëjnë të ditur se shuma e grabitur mendohet të jetë rreth 7 milionë lekë të vjetra./abcnews.al