Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar pasi nënë kërcënimin e thikës dhe shkopinjve të golfit kanë vjedhur një studente 24-vjeçar.
Mediet italiane bëjnë me dije se është arrestuar një 42-+vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar italian, tashmë i njohur për policinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Cagliari.
Studenti 24-vjeçar po kthehej në shtëpi kur u përball me dy personat e arrestuar.
42-vjeçari mbante dy thika, ndërsa 27-vjeçari një shkop golfi. Të dy e kanë kërcënuar dhe i riu, i tmerruar, ka hedhur në tokë çantën e shpinës bashkë me sendet personale dhe portofolin me 200 euro, më pas ka ikur.
Të dy morën çantën e shpinës dhe u larguan, por nuk arritën ta shijonin për shumë gjatë lirinë, pasi u gjurmuan dhe u arrestuan nga karabinierët.
Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën sendet e vjedhura, dy thikat, shkopin e golfit, 2 fishekë, materiale të ndryshme që përdoreshin për vjedhje, dokumente dhe karta krediti në emër të personave të ndryshëm një palë këpucë dhe 3 gërshërë flokësh elektrike./Abcnews.al/