Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitën banesën dhe dhunuan çiftin  në Lezhë, policia identifikon dhe shpall në kërkim një nga autorët

schedule11:59 - 24 Maj, 2021

schedule 11:59 - 24 Maj, 2021

Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në banesën e Gjergj Doçit.

Në kuadër të provave është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Sipas uniformave blu është bëri i mundur shpallja në kërkim e shtetasit P.D. 23 vjeç, kapja e të cilit do të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë:

LEXO EDHE: “Mendova se ishte zhurma e fëmijëve”, pronari i banesës së grabitur në Lezhë tregon si ndodhi ngjarja

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Spiten, Lezhë, ku 2 shtetas vodhën me dhunë në banesën e një çifti bashkëshortësh.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të para të datës 24.05.2021, në Spiten, Lezhë, ku 2  shtetas i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë shtetasve Gj. D., 57 vjeç dhe V. D., 47 vjeçe, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi P. D.,23 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.

Nga ana e Policisë vijon puna ndalimin e 23-vjeçarit P. D. dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!