Gozhdë, monedha, bateri, gurë.., mjekët zbulojnë “minierën” në stomakun e turkut

schedule17:24 - 16 Qershor, 2022

schedule 17:24 - 16 Qershor, 2022

Një 35-vjeçar turk shkoi me dhimbje të forta barku në spital dy netë më parë duke bërë që mjekët të përballeshin me një realitet që nuk e kishin hasur më parë.

Pasi i bën ekon, mjekët zbuluan se në stomakun e vajzës gjendeshin një numër i madh sendesh metalike, për nxjerrjen e të cilave duhej ndërhyrë menjëherë.

Ata e futën në sallën e operacionit dhe zbuluan se në stomak gjendeshin 83 monedha, një magnet, bateri, disa gozhdë, copa xhami dhe vida, në total, 233 sende, raporton abcnews.al.

Mjekët nuk u kanë besuar syve çfarë panë, ndërsa gjatë kontaktit me familjarët zbuluan se 35-vjeçari kishte probleme të zhvillimit mendor, gjë që e pasqyronte edhe duke gëlltitur sende të ndryshme.

“Kjo është hera e pare që hasemi më diçka të tillë. Zakonisht ndodh që fëmijët të gëlltisin sende në stomak, por jo në këtë moshë. Pasi i hapëm stomakun zbuluam se dy gozhdë kishin çarë muret e tij, ndërsa sende të tjera të forta ia gjetëm nëpër zorrë”, tha njëri prej mjekëve, i cili konfirmoi se pacienti ka filluar të konsumojë ushqim dhe se do t’i duhej te rrinte disa ditë në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!