Robin Gosens ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Portugali-Gjermani. Kombëtarja e drejtuar nga Joachim Low shfaqi gjithë potencialin e saj ditën e djeshme, duke siguruar tre pikë jetikë në grupin F të Euro 2020.
Anësori i majtë i Atalantës po konfirmon formën fantastike të sezonit të kaluar edhe te Gjermania. Gol, asist dhe shumë km të kryera në fushën e blertë. Në prononcimin e dhënë për Sky Sport, 26-vjeçari nuk e fsheh lumturinë e tij.
“Ishte një mbrëmje e paharrueshme për mua, në çdo aspekt. Fituam ndaj një skuadre realisht të fortë, dhamë gjithçka në fushë. Gjeta asistin dhe golin tim të parë në Euro 2020, jam i lumtur dhe ndihem krenar.
E dinim që duhet të fitonim me çdo kusht ndaj Portugalisë, një humbje do na e bënte situatën shumë të vështirë. A i kërkova fanellën Ronaldos? Jo, sepse dua të shijoj këtë fitore. Nuk ia kërkova fanellën“, deklaroi Gosens. /abcnews.al