Gorilla më e vjetër në botë mbush 65 vjet, Kopshti Zoologjik i Berlinit organizon festë

schedule11:36 - 17 Prill, 2022

schedule 11:36 - 17 Prill, 2022

Fatou, një gorillë e ultësirës perëndimore që besohet të jetë më e vjetra në botë, sapo festoi ditëlindjen e saj të 65-të në kopshtin zoologjik të Berlinit.

“Zonja jonë Gorilla sot feston ditëlindjen e saj të 65-të, duke e bërë atë Gorillën më të vjetër në botë”, ka shkruar kopshti zoologjik në Instagram.

Më tej koshti tha: “Torta tradicionale e ditëlindjes nuk mund të mungonte as këtë vit. Ushqimi i ditëlindjes është gjithmonë diçka shumë i veçantë për Fatoun”.

Në vitin 2019, Fatou u emërua “gorilla më e vjetër e gjallë në robëri” nga Guinness World Records pasi Trudy, një gorilla e lindur në 1956, ngordhi.

Fatou është një nga kafshët e vetme në kopshtin zoologjik të Berlinit e lindur në natyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!