Goran Bregoviç ndezi “Festën e Birrës” në qytetin e Korçës, qytetarët: I mrekullueshëm

schedule18:21 - 23 Gusht, 2021

schedule 18:21 - 23 Gusht, 2021

Koncerti i Goran Bregovic në Korçë nisi me vëmendjen e gjithë të pranishmëve. E para këngë ishte “kosovarja” në shqip. Por mes turmës u hodh një tymuese që prishi për pak çaste atmosferën.

Policët, që kishin marrë masa të larta gatishmërie për të garantuar koncertin, ndaluan një 21 vjeçar nga Tirana, si autor të këtij akti. Pas shoqërimit të Redon Lekës në komisariatin e policisë në skenë rinisën tingujt dhe Bregovic me grupin e tij vazhduan performancën.

Pavarësisht se emri i Bregovic hapi një debat të madh, para mbërritjes së tij si i ftuar natën finale të festës së Birrës, shumë qytetarë që ndoqën koncertin e shijuan muzikën e tij. “Kemi dy ditë që kemi ardhur kastile ta dëgjojmë dhe shikojmë këtë këngëtar shumë të mrekullueshëm” tha një qytetar.

“Jam nga Koça, jetojmë në Itali dhe vijmë çdo vit që bëhet festa e Birrës Korça. Janë polemika të kota për mendimin tim se ai nuk ka bërë asnjë këngë për paramilitarët serbë, ai ka bërë një këngë para 10 vitesh se po bëheshin luftërat” tha një tjetër qytetare.

Për 5 ditë me radha Korça ishte në festë. Turistë vendas dhe të huaj  shijuan birrën Korça, ushqimet tradicionale dhe ndoqën koncerte që u mbajtën në dy sheshe të qytetit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!