Gonxhe në “Provokacija”: Nuk mund të quhesh komunist vetëm se publikon makinën e diktatorit

schedule22:25 - 16 Qershor, 2020

schedule 22:25 - 16 Qershor, 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe këtë të martë nga “Provokacija”, ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen që ka pasur me një gazetar në rrjetet sociale.

Gonxhe në bisedën e tij me gazetarin Mustafa Nano ka theksuar se nuk e ka idenë sesi akoma shoqëria jonë është e përndjekur nga hija e komunizmit që ne dhe pse nuk i duam i sjellim sërish në vëmendje.

Ai është shprehur se makina e diktatorit tashmë mund të shikohet si një pasuri kombëtare në delegacionin tonë, jo të hidhen akuza për veprim e bërë nga unë.

Është tjetër gjë të thuash se në një rrëfim me gazetarin Blendi Fevziu unë kam folur për makinën e diktatorit në kohën kur isha 8 vjeç. Ne kemi jetuar një jetë të brumosur në shkollë, në garën për të qenë të parët e klasës, me pionerët unë në atë moshë 8 vjeçare kur për herë të parë diktatori ka ardhur në Gjirokastër unë nuk e dija fare se kush ishte dhe unë sot merrem me Ajo është një admirale e automobilizmit dhe është një trashëgimi. Unë në kohën që e kam parë nuk e dija se ishte makina e diktatorit. Unë përmes një postimi në rrjetet sociale kam postuar një foto nga makina e diktatorit, që unë si një fëmijë në atë kohë pa e njohur kush ishte Enver Hoxha kam dalë dhe i kam treguar dy vizatime mes të cilëve  ishte një makinë. Debati nisi nga ky status ku unë kam risjell sërish foton e makinës së diktatorit, që ajo tashmë mund të cilësohet trashëgimi dhe pasuri në automjetet e delegacionit kombëtar”, është shprehur Gonxhe.

Gjithashtu ai ka theksuar se është absurde që një person të quhet komunist vetëm se ka nxjerrë foton e makinës së diktatorit,që në atë kohë ishte thjesht një fëmijë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!