Gonçalo Ramos është në synimin e Manchester United për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili ndërpreu kontratën me Djajtë e Kuq me marrëveshje të përbashkët. Lajmi bëhet i ditur nga Manchester Evening News, ku thuhet se sulmuesi i Benfica-s i pëlqen Erik Ten Hag. Sipas të njëjtit burim, Cody Gakpo i PSV-së është një tjetër alternativë. Trajneri holandez e njeh mirë, pasi në disa raste është përballur me Gakpon në kohën kur ishte në krye të Ajax-it.
Erik Ten Hag, i cituar nga BBC, konfirmoi se Manchester United është në kërkim për një sulmues: “Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të nënshkruar me lojtarin e duhur”.
Sa i përket interesimit për Gonçalo Ramos dhe Gakpo: “Nuk mund të flas konkretisht për lojtarët. Nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. Lojtarët kanë kontrata me klubet e tyre dhe unë e respektoj këtë. Nëse shfaqet një mundësi e mirë, ne do të bëjmë gjithçka.
Gonçalo Ramos ka një kontratë me Benfikën e vlefshme deri në qershor 2024 dhe një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro. Hat-trick i realizuar ndaj Zvicrës, në fazën e 1/16 të Kupës së Botës, zgjoi interesimin e disa klubeve evropiane. /G.D abcnews.al/