Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gomonia “sos”, 80 kilogramë drogë/ Rrezikoi në ujërat pranë Korfuzit, arrestohet trafikanti nga Saranda

schedule12:04 - 25 Tetor, 2025

schedule 12:04 - 25 Tetor, 2025

Pas hetimeve nga policia janë gjetur 80 kilogramë marijuanë në gomonen e kapur një ditë më parë në hapësirën detare mes Korfuzit dhe Igumenicës.

Policia greke ka ushtruar kontroll në mjetin lundrues që ishte gjysmë i fundosur, duke zbuluar edhe sasinë e lëndës narkotike.

Dyshohet se 50-vjeçari nga Saranda është detyruar të lëshojë sinjalin “SOS” për shkak të avarisë së shkaktuar deti i trazuar.

Për ngjarjen ka pasur bashkëpunim edhe më policinë kufitare të Sarandës, efektivët e së cilës në bashkëpunim me oficerët e sektorit të anti-drogës kanë ushtruar kontrolle banesash gjatë pasdites së të premtes në Sarandë, por deri tani pa rezultat.

Kontroll është ushtruar në banesën e Edmond Musait i njohur ndryshe si “Çimoni” dhe familjarëve të tij.

Paraprakisht mendohet se mjeti lundrues është nisur nga Saranda mbrëmjen e së enjtes dhe ka pësuar avari në orët e para të mëngjesit të së premtes. Pasi vetë skafisti ka kërkuar ndihmë, Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (EKSED) e Shtabit të Përgjithshëm të Marines greke ka informuar autoritetet e Korfuzit dhe Igumenicës, të cilat kanë gjetur mjetin në të gdhirë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, po hetohet në lidhje me këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas burimeve policore, 50-vjecari Edmond Musa, njihet si një prej skafistëve më të vjetër në qytet, i dyshuar shpesh se kryente linjën e trafikut të drogës drejt Korfuzit me gomone ose jet-ski.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!