Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “ arrest me burg” me afat 40 ditor për tre të arrestuarit për gomonen me 577 kg drogë, që u kap të dielën në Karaburun. Të arrestuarit janë: Mandi Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj.
Siç raporton gazetari Elton Nika ky afat jepet për të bërë të mundur aktet e ekspertimit teknik daktiloskopik, bio-kimik, dhe ekzaminimin e ADN.
Operacioni që çoi në arretsimin e tyre u zhvillua nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD. Siç njoftoi policia ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë.
Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia. g.v/abcnews.al