Bizneset e gomisterive dhe serviseve të makinave ankohen për rënie të punës në këtë kohë pandemie. Administratorët thonë se nëse vazhdon gjatë kjo situatë ata do shkojnë drejt falimentimit.
Megjithëse që prej 31 marsit, gomisterit dhe serviset e makinave, janë lejuar që të zhvillojnë aktivitetin, edhe në këtë situatë pandemie .
Administratoret e këtyre bizneseve thonë se janë drejt falimentit , pasi puna në këto shërbime ka rënë ndjeshëm dhe ata thone se e kanë të vështirë të paguajnë punonjësit.
“I lutemi kryeministrit, që të fillojë më shumë lëvizjet më shumë nuk kemi me çfarë të paguajmë as punonjësit, jemi kryefamiljarë”, është shprehur një administrator.
Nga ana tjetër ata kërkojnë zgjatjen e orari për të ushtruar aktivitetin e tyre .
“Punë nuk ka është bosh fare, është e rëndësishme që të bëhen gjërat zinxhirë që të fillojë lëvizja”.
Ndërkohë një tjetër administrator shprehet se Rrimë kot në punë sa mos të rrimë në shtëpi.
Situata e Pandemisë padyshim që do të shoqerohet edhe me kosto ekonomike ne vend./abcnews.al