Gomari bëhet pjesë e festimeve të Napolit, polemika të shumta dhe ndëshkim për përgjegjësit

schedule11:32 - 8 Maj, 2023

schedule 11:32 - 8 Maj, 2023

Vazhdon festa e tifozëve të Napolit pas fitimit të Scudettos. Qyteti ishte i mbushur me ngjyra blu, duke përfshirë flamuj, pankarta, tymuese dhe brohoritje të shumta. Disa tifozë kanë gjetur mënyrë më të veçanta për të festuar trofeun e tretë, por edhe për të kapërcyer kufijtë.

Ky është rasti I një gomari të veshur me flamurin blu dhe bëri një paradë në rrugë sipër një automjeti, i cili ubë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar polemika të shumta.

Përgjegjësit e këtij veprimi janë identifikuar dhe raportuar për abuzim me kafshët, me gomarin që u kap dhe u dërgua në një stallë në provincën e Benevento. Kjo gjë u bë e ditur nga Ilaria Fagotto, presidente e Lidhjes Antispecifikiste Italiane dhe Francesco Emilio Borrelli i Aleancës së Gjelbër Majtas.

“Vazhdoj të ritheksoj se festimet nuk duhet të jenë justifikim për sjellje barbare dhe për torturimin e kafshëve të gjora, është marrëzi të përdorësh një gomar dhe ta shndërrosh atë në një objekt për t’u ekspozuar triumfues pa marrë parasysh nëse është një qenie e gjallë me veçoritë dhe nevojat e saj.

Kafasha e gjorë e cila ishte e ngjyrosur dhe e stolisur me flamurin e ekipi, rrinte palëvizur dhe e mbartur si një triumf nëpër rrugët e qytetit në ditët e festimeve për fitimin e Serie A.

Jemi të lumtur kur mësojmë sea ai tani është në një stallë dhe shpresojmë që të parashikohen dënime shumë të rëndë për përgjegjësit”, shkruhej në deklaratë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!