Cristiano Ronaldo ka nevojë për dy gola që të arrijë rekordin e Alessandro Del Piero si golashënuesi më i mirë i Juventusit në fazat e eliminimit të Champions League.
Pa llogaritur formatin e vjetër të Champions dhe raundeve paraprake ose fazave të grupeve, Ronaldo aktualisht është i treti në listën e golashënuesve të bardhezinjve në fazat me eliminim direkt.
Champions League mori këtë emër dhe këtë format ne vitin 1992 dhe Juventus fitoi kupën me veshë të gjata në sezonin 1995-96.
Me Ronaldon, që ishte golashënuesi i vetëm i klubit në fazat me eliminim direkt në dy sezonet e fundit, ai tashmë është ngjitur në vendin e dytë me Filippo Inzaghi.
Paulo Dybala i cili nuk është në gjendje për t’u përballur me Porton nesër, aktualisht është i treti në kuotën e 5 golave, sa David Trezeguet dhe Gonzalo Higuain. /abcnews.al
Lojtarët e Juventusit me më shumë gola në fazat me eliminim direkt në Champions League (që nga viti 1992):
Alessandro Del Piero – 9
Filippo Inzaghi – 7
Cristiano Ronaldo – 7
David Trezeguet – 5
Gonzalo Higuain – 5
Paulo Dybala – 5