“Golin ia dedikoj djalit të madh”, Insigne: Besojmë te titulli

schedule22:05 - 3 Prill, 2022

schedule 22:05 - 3 Prill, 2022

Napoli mori një fitore të rëndësishme përballë Atalantës 3-1, teksa vazhdon të shpresojë te titulli kampion, pasi aktualisht kanë 66 pikë në vendin e parë, po aq sa Milan që ka një ndeshje më pak.

Në këtë fitore një nga protagonistët ishte edhe Lorenzo Insigne, i cili shënoi edhe golin e parë për skuadrën e tij.

Pas ndeshjes për “DAZN” sulmuesi italian foli për këtë fitore, ndërsa nuk la pa përmendur edhe eliminimin e Italisë nga “Katar 2022”.

“Kjo fitore sigurisht që peshon shumë, por ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, bëjmë pjesën tonë dhe shohim se ku do të arrijmë. E dinim që do të ishin tre pikë të vështira. Bëmë atë që duhej të bënim, le t’i gëzojmë tre pikët, por duke filluar nga nesër duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”.

Më vjen keq që nuk do të shkojmë në Botëror. Është një zhgënjim i madh dhe unë mund të kërkoj vetëm falje për tifozët. Sot ishte e rëndësishme të fitonim dhe po e shijojmë këtë fitore.

Për djalin tim të madh, nesër është ditëlindja e tij. Para ndeshjes ai më dërgoi një mesazh duke më kujtuar se nesër është festa e tij dhe doja t’i kushtoja një gol.

Kemi besuar gjithmonë dhe vazhdojmë të besojmë te titulli kampion. Mungojnë shtatë ndeshje të rëndësishme dhe në të shtata duhet të përballemi në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Insigne. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!