Futbolli është një “biznes familjar” në familjen Esposito.
Tre vëllezërit, Salvatore, Sebastiano dhe Francesko po vazhdojnë të ndjekin pasionin e tyre si lojtarë profesionistë. I madhi 24 vjeç dhe më i vogli 19 vjeç luajnë në Seria B me skuadrën e Spezia, ndërsa tjetri 22 vjeç në nivelin më të lartë të futbollit italian, me Empoli në Serie A.
Diçka e rallë, por fakti që të tre shënuan në të njëjtën ditë I lejon vëllezërit Espozito të krenohen me një rekord të Emvërtetë.
Salvatore realizoi dy gola dhe Francesko një në sfidën që Spezia fitoi 5-0 kundër Cittadella.
Ndërkohë, Sebastiano gjeti rrugën e rrjetës thuajse në të njëjtën kohë dhe disa qindra kilometra më larg në fitoren e Empoli 4-1 kundër Verona.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, që tre vëllezër të shënonin në të njëjtën ditë, ndonëse ata kishin realizuar në të njëjtën javë në edicionin e shkuar të futbollit italian. Kështu, sido që të shkojë karriera e tyre, Salvatore, Sebastiano dhe Francesko në ta ardhmen do të kenë se me çfarë të krenohen me fëmijët dhe nipërit e tyre në mbledhjet familjare. /i.m /abcnews.al