Goli kundër Interit, Insigne parakalon legjendën Diego Maradona

schedule18:33 - 12 Shkurt, 2022

schedule 18:33 - 12 Shkurt, 2022

Lorenzo Insigne ka ndëshkuar skuadrën e Interit pas shtatë minutash dhe ka kaluar Napolin në epërsi.

Sulmuesi ka realizuar me penallti dhe për të është goli i 116-të me fanellën e skuadrës “axurre”.

Insigne është bërë shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Napolit, duke kaluar legjendën Diego Armando Maradona.

Sulmuesi, i cili në verë do të kalojë te Toronto në MLS, është pesë gola larg vendit të dytë, që mbahet nga Marek Hamsik. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!