Goli i parë në Premier League, një iranian shpërthen në lot

schedule15:18 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 15:18 - 28 Dhjetor, 2019

Brighton ka triumfuar kundër Bornemouth me rezultatin e pastër 2-0, duke marrë tre pikë të vlefshme që e mbajnë larg zonës së ftohtë për momentin. Diferenca nuk është e madhe, por ky triumf merr vlera edhe më të mëdha kur arrihet ndaj një rivali direkt.

Kjo përballje u zhbllokua shumë shpejt dhe ishte sulmuesi iranian, Alireza Jahanbakhsh, ai që me një goditje të fortë ndëshkoi portierin e Bornemouth. Iraniani shënoi golin e parë në Premier League dhe shpërtheu në lot.

Sulmuesi i blerë vjet për shumën e 19 milionë eurove nuk ia kishte dalë dot të gjente rrugën e rrjetës, edhe pse ishte aktivizua në 19 takime. Këtë vit kishte pasur më pak hapësira, por sot i hapi rrugën e fitores skuadrës së Brighton, që shënoi edh enjë gol të dytë me autor Mooy. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!