Goli i parë i mesfushorit të talentuar, Asllani i shënon Interit

schedule14:22 - 12 Janar, 2020

schedule 14:22 - 12 Janar, 2020

Kristjan Asllani është një produkt i moshave të Empolit. 17-vjeçari shqiptar luan si mesfushor ofensiv dhe në verë erdhi kalimi nga Empoli U17 në ekipin U19. Sot ka shënuar golin e parë në kampionat dhe ia ka dalë t’i realizojë Interit.

Zikaltrit fituan në shtëpi 3-1, teksa Asllani shënoi golin e nderit të ekipit të tij në minutën e 75-të. Lojtari është pjesë e Shqipërisë U18 dhe debutoi me kuqezinjtë në dy miqësoret e zhvilluara në mes të gushtit kundër moshatarëve nga Rumania.

Tek Empoli U19 aktivizohen edhe dy shqiptarë të tjerë: sulmuesi Kleis Bozhanaj që është pjesë e Shqipërisë U19 dhe mesfushori Aleksandro Arapi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!