Goli i Manajt nuk mjafton, Arnautovic shënon dopietë për të mposhtur Spezian

schedule23:03 - 21 Shkurt, 2022

schedule 23:03 - 21 Shkurt, 2022

Sfida mes Bolognas dhe Spezias së Rey Manajt është mbyllur  me shifrat 2-1, takim ky i vlefshëm për javën e 26-të të Seria A.

Skuadra e Bolognës merr kështu një fitore të rëndësishme ndërsa përmbys rezultatin përballë Spezias, ku “heroi” i vendasve ishte Arnautovic.

Në këtë ndeshje golin e parë do e shënonte Spezia me anë të Rey Manajt në minutën e 11-të. Një gol i realizuar me kokë nga sulmuesi shqiptarë i cili i dha dhe avantazhin skuadrës së tij, ku në aspektin personal ky ishte edhe goli i 3-të këtë sezon për Manajn.

Barazimi nga skuadra vendase do të vinte në minutën e 40-të, ku autor ishte Arnautovic, me skuadrat që shkojnë në pushim në barazimin 1-1.

Pjesa e dytë do të shikonte të dyja skuadrat më kërkuese, por pa mundur të realizonin gol deri në minutën e 84, ku përsëri Arnautovic do të ndëshkonte skuadrën e sulmuesit shqiptarë, për t’i siguruar Bolognas 3 pikë me shumë vlera.

Me këtë fitore skuadra e Bolognas arrin ne kuotën e 31 pikëve në vendin e 13-të, ndërsa nga krahu tjetër Rey Manaj dhe skuadra e tij kanë 26 pikë dhe janë të pozicionuar në vendin e 15-të.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!