Goli, dueli me Ibrën dhe lufta për titull: De Vrij përjashton Lazion

schedule11:54 - 11 Shkurt, 2020

schedule 11:54 - 11 Shkurt, 2020

Stefan De Vrij zhvilloi një ndeshje të madhe në derbi. Prezenca në stadium e trajnerit të kombëtares holandeze, Roland Koeman, e karikoi edhe më tepër 28-vjeçarin. Mbrojtësi i Interi, i cili shënoi golin e tretë në fitoren 4-2, ka dhënë një prononcim për AD Sportwereld, aty ku prek disa tema të ndryshme.

GOLI – “Është hera e dytë që shënoj në derbi, Milani më sjell fat. Nuk do e harroj kurrë këtë gol. Erdhi në një ndeshje decizive dhe një moment të rëndësishëm për mua. Çfarë ndjesie kur pashë topin në rrjetë. Ishte një mbrëmje madhështore dhe realizuam diçka të shkëlqyer duke përmbysur ndeshjen”.

IBRA – “Ishte hera e parë që përballesha me të. Karriera e tij flet vetë. Në derbi shënoi dhe dhuroi një asist. E dinim që do të ishte një kundërshtar i vështirë për t’u frenuar. Kam shumë respekt për të”.

TITULLI – “Do të jetë një betejë e ashpër dhe intensive. Kemi një diferencë golash më të mirë se Juventusi, por në fund vlejnë ndeshjet direkte dhe ne e kemi humbur të parën. Na pret një tjetër sfidë e madhe kundër Lazios në fundjavë. Është një nga ato ndeshje ku çdo futbollist dëshiron të luajë. Duhet të vijojmë në këtë mënyrë, javë pas jave”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!