Shtetasi L.C ka humbur kontrollin mbi automjet tip “Golf” dhe ka dalë nga rruga në njësinë administrative Shupenzë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar shtetasi, Avni Manjani, këmbësor që është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al