Zlatan Ibrahimovic është një legjendë e gjallë e futbollit dhe një ikonë e sportit në përgjithësi. Sulmuesi suedez po mbush 40 vjeç në shtator, por vijon të mbetet një nga sulmuesit më të fortë dhe efikas në planet.
Një personalitet i madh që ia doli të “ringjallë” kuqezinjtë e Milanit, teksa prej datës 2-6 mars do të marrë pjesë në Sanremo si prezantues. Ndërkohë, Ibra ka nisur edhe punën si stilist.
Me anë të një postimi në “Instagram”, shtatlarti me origjinë nga Bosnja ka prezantuar linjën e tij të veshjeve në bashkëpunim me Dsquarted. Gjithçka sillet rreth fjalës ikonë që i përshtatet në mënyrë të përsosur sulmuesit të Milanit.
“Lojtarët e mirë fitojnë ndeshje, lojtarët e mëdhenj thyejnë rekorde, ndërsa ikonat ndryshojnë lojën… /abcnews.al

