Tirana ka me rezultatin e thellë 6-1 kundër Tërbunit në miqësoren e fundit para rifillimit të kampionatit. Kjo miqësore, ishte një test shumë i rëndësishëm për djemtë e Egbo, që të mërkurën përballen me Bylisin.
Erion Hoxhallari hapi serinë e golave, ndërsa Grent Halili dhe Dunga realizuan nga një dopietë. Mario Morina me golin e gjashtë të sfidës, vendosi rezultatin final.
Ekipi rival i Tiranës, Bylisi, fitoi po ashtu në miqësoren ndaj Apolonisë. Në Fier, ballshiotët triumfuan me rezultatin e pastër 0-3, falë golave të Guindo, kapitenit Murataj dhe Bajramaj.
Besa triumfoi kundër Erzenit me rezultatin 0-1, falë një goli të Onuh, ndërsa Luftëtari, është mposhtur nga ekipi i Kategorisë së Dytë, Butrinti, me rezultatin 1-3./abcnews.al
E shtunë, 30 maj 2020
Miqësore
Tirana 6-1 Tërbuni
Hoxhallari, Halili (2), Dunga (2), Morina
Apolonia – Bylis 0-3
Guindo 28’, Murataj 71’, Bajramaj 89’
Erzeni – Besa 0-1
Chinoso Onuh
Luftëtari – Butrinti 1-3
Oshafi 58’ / Lloji 21’ 25’, Dhrami 30’