“Golden Boy”, Bellingham: Këtë trofe ia dedikoj Ancelottit dhe fizioterapistit tim

schedule12:12 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 12:12 - 4 Dhjetor, 2023

Jude Bellingham është shpallur fituesi i çmimit të përvitshëm “Golden Boy” që akordohet nga “Tuttosport”, media torineze në Itali.

Lojtari anglez do të marrë këtë trofe ditën e hënë, ndërsa në një intervistë për median italiane në fjalë, thekson se ndjehet i nderuar për trofeun, aq më tepër kur behët anglezi i tretë që e fiton këtë trofe pas Rooney dhe Sterling.

“Falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar, i njoh mirë cilët janë fituesit e këtij trofeu prestigjioz që ndër të tjera ka lindur piikërisht në vitin 2003, atëherë kur kam lindur edhe unë. Jam anglezi i tretë që e fitoj pas një prej idhujve të mi si Rooney dhe pas Sterling që e fitoi kur ishte pjesë e Liverpool në vitin 2014. “Golden Boy” është një trofe shumë i bukur.

Merita për këtë trofe i shkon trajnerit Carlo Ancelotti, por edhe fizioterapistit. Ia dedikoj të gjithë shokëve dhe stafit të Real Madrid. Po ashtu edhe familjes sime”, është shprehur talenti Bellingham./h.ll/abcnews.al