Golden Boy 2020, bomberi i Bundesligës rrëmben çmimin

schedule08:37 - 21 Nëntor, 2020

schedule 08:37 - 21 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland, ka fituar çmimin “Golden Boy 2020”. Çmimi jepet nga gazeta italiane “Tuttosport” dhe i jepet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeç që luan në kampionatet më të forta të Europës.

Norvegjezi ka mposhtur emra si Jadon Sancho që e ka dhe shok skuadre; mbrojtësin e Bayern Mynich, Alphonso Davies; sulmuesin e Manchester United, Mason Greenwood si dhe talentin e Barcelonës, Ansu Fati.

20-vjeçari shënoi 44 gola në të gjithë kompeticionet në sezonin 2019-20, ku luajti për Salzburgun në Austri dhe më pas erdhi kalimi tek verdhezinjtë. Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Joao Felix i Atletico Madrid, ndërsa në vitin 2018 e mori mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt. /abcnews.al