Foden, De Ligt, Vinicius, Ansu Fati dhe Joao FElix janë vetëm disa nga emrat që bëjnë pjesë në 20 finalistët për të fituar çmimin “Golden Boy” të vitit 2019. Ky trofe individual i jepet lojtarit më të mirë U-21 në Europë. Sezonin e shkuar, triumfoi mbrojtësi holandez, Mathijs De Ligt, pas sezonit të shkëlqyer me Ajax.
Por për të mbrojtur trofeun e tij, ka rivalitet shumë të fortë këtë sezon. Ansu Fati ka qenë i shkëlqyer për Barcelonën dhe është vetëm 16 vjeç. Joao Felix u bë adoleshenti më i shtrenjtë në botë kur u transferua te Atletico Madrid këtë verë, ndërsa Vinicius Junior po gjen gjithmonë e më shumë minuta me ekipin e Real Madrid.
Edhe Matteo Guendouzi, mesfushori i Arsenalit, po bën ndeshje të shkëlqyera. Talenti i Phil Foden nuk ka asnjë diskutim, pasi fantazisti i Manchester Cityt konsiderohet si një nga më të mirët në gjeneratën e tij.
Mason Mount ka shpërthyer këtë sezon me fanellën e Chelsea, ndërsa Moise Kean është një goledaro i lindur. Ganluigi Donnarumma është sërish në këtë listë, me portierin e Milanit që vazhdon të jetë ndër më të mirët në botë. Kai Havertz dhe Jadon Sancho kanë bërë ndeshje të jashtëzakonshme në Bundesliga. E ardhmja e futbollit duket në duar të sigurta./abcnews.al
Lista me 20 finalistët për “Golden Boy”
Matteo Guendouzi
Mason Mount
Moise Kean
Phil Foden
Matthijs De Ligt
Nicolo Zaniolo
Gianluigi Donnarumma
Alphonso Davies
Kai Havertz
Dejan Joveljic
Jadon Sancho
Vinicius Junior
Ferran Torres
Andriy Lunin
Lee Kang-in
Joao Felix
Ansu Fati
Rodrygo
Donyell Malen
Erling Braut Haaland