Besiktas do një sulmues dhe në klubin bardhezi mendojnë edhe për emra futbollistësh të rinj. Një që ua ka tërhequr vëmendjen është edhe Giacomo Vrioni.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili shënoi dje golin e 16-të me Tirol në kampionatin austriak, është në listën e gjigantit turk.
Vrioni ka treguar vlera me Tirol dhe Juventusi me siguri është i hapur për ta shitur sulmuesin, i cili te bardhezinjtë vështirë të merret në konsideratë për ekipin e parë. / abcnews.al