Golat e Van Dijk, vendosen dy rekorde absurde te Liverpool

schedule16:56 - 30 Nëntor, 2019

schedule 16:56 - 30 Nëntor, 2019

Virgil Van Dijk arriti të gjejë dy golin në takimin kundër Brighton, duke kaluar në avantazh të dyfishtë Liverpoolin. Gjiganti holandez shënoi dy herë brenda gjashtë minutash dhe të dy golat e tij, u asistuan nga mbrojtësi tjetër i kuq, Trent Alexander-Arnold.

Këto dy gola, vendosën dhe dy rekorde absurde në Premier League. Që nga fillimi i sezonit të shkuar, asnjë mbrojtës nuk ka dhënë më shumë asiste se Trent Alexander-Arnold, i cili regjistron 17 të tillë.

Ndërsa Van Dijk, bëhet mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në këtë afat kohor, plot shtatë. Duket se Liverpool nuk varet më vetëm nga treshja e frikshme e sulmit, Mane-Salah-Firmino./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!