Florian Kamberi gjeti golin ditën e sotme, në një ditë për t’u harruar për ekipin e tij. Sulmuesi 25-vjeçar i kombëtares (është grumbulluar, por nuk ka debutuar akoma me kuqezinjtë), realizoi golin e dytë për St Gallen në miqësoren ndaj gjermanëve të Heidenheim.
Skuadra zvicerane u turpërua përballë ekipit që garon në Bundesliga 2, duke e humbur sfidën me rezultatin 6-2. Golin e gjeti edhe Azdren Llullaku në Rumani. Sulmuesi nga Istogu firmosi pak ditë më parë me Concordia në divizionin e dytë të futbollit rumun.
Objektivi është rikthimi në elitë dhe ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi (gjashtë ndeshje me Shqipërinë), e ka nisur shumë mirë aventurën e re. 32-vjeçari shënoi golin e parë të ekipit të tij në fitoren shtëpiake kundër Unirea Slobozia.
Llullaku barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 12-të, duke gjetur golin e dytë në dy ndeshje, ndërsa Concordia mori tre pikët e radhës, duke kryesuar me gjashtë të tilla pas javës së dytë. /abcnews.al