Kuptueshëm ishte i lumtur në fund të ndeshjes. Nedim Bajrami po nis një aventurë të re, në një ekip të madh ndonëse jo në epokën e tij të lavdisë, por kur arrin të shënosh në Europë është gjithmonë bukur.
Mesfushori I kombëtares shqiptare jo vetëm ia doli, dhe I dha vetes më shumë besim për sukses te Gllazgou Rejnxhërsi, por edhe pati një gol të veçantë.
Ai shënoi pas vetëm 56 sekondave, rrjeta më e shpejtë në Ligën e Europës këtë sezon, ndërsa gjigandëst skocezë triumfuan 2-0 në Suedi ndaj Malmos vendase.
Ky është një rekord I pjesshëm, ndonëse I rëndësishëm, por më I madh është rekordi që Bajrami ka me kombëtaren shqiptare.
Mesfushori realizoi që në sekondën e 23-të në ndeshjen Itali-Shqipëri në fazën e grupeve në Euro 2024, në stadiumin e Dortmundit, duke vendosur rekordin absolut të kampionateve europiane.
Natyrisht, ambiciet e Bajramit janë më shumë se kaq.
Së pari, ai dëshiron të jetë titullar fiks tek Rejnxhërsi, dhe të fitojë tituj në Skoci dhe Europë.
Ndoshta puna dhe vazhdimësia më e madhe, dhe fati, do ta ndihmojnë, ndërsa 25-vjeçari e ka treguar me çdo fanelë se di të shënojë gola të mrekullueshëm.
E ka bërë në Serinë A disa herë, e ka bërë edhe me fanelën kuqezi, në eliminatoret e Europianit, siç ndodhi në Pragë ndaj Çekisë./abcnews.al