Laçi-Tirana ishte dueli përmbyllës i javës së 13-të në Abissnet Superiore dhe përkoi edhe me vendosjen e një rekordi negativ në lidhje me golat e shënuar.
Këtë javë u realizuan vetëm pesë gola, më pak se në çdo javë tjetër të këtij kampionati. Një ndeshje u mbyll pa gola, kurse në tre të tjera pati nga një gol. Vllaznia ishte e vetmja që realizoi dy gola.
Deri më tani rekordi negativ ishte ai i javës së gjashtë, kur ishin shënuar 6 gola. Ndryshe kjo javë, atëherë nuk pati asnjë duel që u mbyll pa gola dhe Vllaznia ishte ekipi që pësonte dy herë, nga Kukësi. / abcnews.al