Vetëm 13 minuta kanë mjaftuar për të parë golat e parë të kësaj mbrëmjeje të UEFA Champions League.
Kështu, “Katalanasit” e Barcelona kanë arritur të tundin rrjetën e Crvenza Zvezda falë mbrojtësit Inigo Martinez, duke çuar rezultatin në 1-0.
Në krahun tjetër, PSG ka shënuar golin e parë të sfidës ndaj “Loc Colchoneros”, me “fantazistin” e mesfushës Warren Zaire-Emery që dërgon në rrjetë një top të dhuruar nga Dembele.
Rezultati shkon në 1-0. /i.m /abcnews.al