Golashënuesit e gjysmëfinales, Funes dhe Keita me gola rekordesh

schedule19:38 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 19:38 - 18 Dhjetor, 2019

Sfida mes Monterrey dhe Liverpool, gjysmëfinale e Botërorit të Klubeve, po rezulton shumë më e luftuar seç mendohej në fillim. Parashikohej një fitore e lehtë e Liverpool, me të kuqtë e Jurgen Klopp që shihen si favoritë edhe për të fituar këtë trofe.

Megjithatë, klubi meksikan bëri një paraqitje të madhe. Keita shënoi golin e parë të sfidës, duke kaluar Liverpool në avantazh. Ky ishte goli i tretë i mesfushorit në tre ndeshjet e fundit, po aq sa kishte shnëuar në 41 sfidat e mëparshme si lojtar i të kuqve. Naby Keita duket në formë të shkëlqyer.

Golin e barazimit 1-1, e shënoi sulmuesit Funes Mori. 28-vjeçari përfitoi nga një top i kthyer nga Alisson dhe arriti të gjejë rrjetën. Ky gol, ishte i 100-ti për Funes Morin me fanellën e Monterrey.

Për të shmangur çdo keqkuptim, sulmuesi i Monterrey është Rogelio Funes Mori, vëllai binjak i Ramiro Funes Mori, që luan në mbrojtjen e Villareal./abcnews.al