Golashënuesi i “panjohur”, legjenda koreane feston ditën e veçantë

schedule22:59 - 22 Maj, 2020

schedule 22:59 - 22 Maj, 2020

Ndoshta pak prej jush e njohin, por Koreja e Jugut ka nxjerrë një ndër lojtarët më të mirë të gjitha kohërave. Chan Bum-kun feston sot ditëlindjen e tij të 67-të dhe është një ndër golashënuesit më të suksesshëm. Sidomos në Bundesliga, aty ku është aktivizuar për Frankfurt dhe Bayer Leverkusen.

Me dy skuadrat gjermane, Chan Bum-kun ka luajtur 307 ndeshje, duke shënuar 98 gola. Ndërsa me kombëtaren e Koresë së Jugut, ish-sulmuesi luajti 136 ndeshje, duke shënuar plot 58 gola.

Disa nga elozhet më të mëdha që koreani ka marrë ndër vite, janë nga Figo, Maldini dhe Mathaus. “Ai është heroi i jetës time”, pati thënë Figo, ndërsa Maldini, pranoi se ka qenë me fat që nuk ka luajtur kundër tij: “Jam me fat që gjatë jetës time nuk jam ndeshur me një sulmues si Cha Bum-kun”.

Elozhet më të mëdha, legjenda koreane i ka marrë nga gjermani Matthaus, i cili pati thënë pak kohë më parë: “Ai është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave”./abcnews.al