Arlind Ajeti është rilindur. Mbrojtësi i kombëtares duket se ka arritur të gjejë formën e tij të dikurshme e të lërë gjurmë në zbritjet e tij në fushë me skuadrën e Reggianës.
Fundjavën e kaluar mbrojtësi arriti t’i japë fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Pordenone me golin e tij në minutën e 56-të të ndeshjes së vlefshme për javën e 35 të Serie B.
Me paraqitjen e tij në fitoren me shifrat 1-0 Arlind Ajeti ka bindur edhe një herë tjetër dhe ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në ligën e dytë për nga rëndësia në Itali, teksa në sulm prin Balotelli. /abcnews.al
View this post on Instagram